Guva Mangalem eshte vendi me i pershtatshem per qendrimin tuaj ne Berat. Atmosfere e ngrohte dhe sherbim cilesor.
Provoni koktejlet dhe pijet ne barin tone. Tarraca ju ofron nje pamje madheshtore dhe qetesuese mbi qytet.
Mund te shijoni gatimet tradicionale dhe Italiane, te gjitha duke perdorur cilesine e produkteve te fresketa lokale.
Guva Mangalem ndodhet ne zemer te qendres historike te qytetit te Beratit, ne lagjen e vjeter Mangalem, e rrethuar nga ndertimet klasike, kishat dhe xhamite. Sapo te hyni te Guva, do te ndjeni menjehere atmosferen mikpritese, ngrohtesine dhe qetesine karakteristike te qytetit. Atmosfere qe ju ben te ndiheni si ne shtepine tuaj, me çdo detaj te zgjedhur me pasion dhe perkushtim per seciln nga miqte tane.
Muret ne gure, mobilimi antik dhe i çmuar, ngjyrat e ngrohta qe karakterizojne hapsirat e brendshme ju sjellin me afer me nje epoke historike. Gjithçka ne kombinimin e antikes me konfortin bashkekohor per tju garantuar nje qendrim te rehatshem dhe mikprites sipas tradites Shqiptare.
Stafi profesional eshte vazhdimisht ne sherbimin tuaj duke ju garantuar vemendjen qe meritoni. Ne sigurohemi qe mos t'ju mungoj asgje dhe mundohemi ne maksimum qe qendrimi juaj ketu te jete sa me i kendshem dhe i rehatshem. Disponibiliteti i stafit tone do t'ju dhuroje nje kenaqesi me shume.